Bakllava me kakao dhe fëstëk

Ushqime

Bakllava me kakao dhe fëstëk

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 17:15
Ilustrim

Nëse jeni ngopur me shijen e bakllavasë tradicionale, erdhi koha të provoni këtë recetë nga Mirela Andoni, e cila ndan çdo gatim me ndjekësit në faqen e saj @papare_thebeautyofsmallthings. Më poshtë po ju sjellim recetën për bakllavanë dhe sherbetin dhe ju mbetet vetëm ta gatuani.

Përbërësit që ju duhen:

1 pako peta

150 gr gjalpë

250 gr fëstëk të grimcuar

100 gr kakao

Për sherbetin ju duhen:

2 gota sheqer

1 gotë ujë

2 gota qumësht

Vanilje

Mënyra e përgatitjes:

Me një pako peta mund të realizoni 13 delikatesa firzamonikë që shkrihen në gojë. Petën e lyeni vende vende me gjalpë, e pudrosni me kakao edhe fëstëkët e bluar. E mblidhni role me ndihmën e pecit ose okllaisë dhe e shtypni nga skajet, derisa të formohen palat dhe rrudhat si dredhaniku.

I rradhisni në tavë edhe i lyeni me gjalpin që mbeti. Futini direkt në furrë të parangrohur me 170 gradë për 40 minuta, derisa të marrin ngjyrë. Kini kujdes se mezi duket nga kakaoja.

Shërbetin e zieni për gati 2 minuta me temperaturë mesatare. Lerëni të ftohet plotësisht dhe shtoni qumështin e ftohtë dhe vaniljen.

Sapo të dalin nga furra bakllavatë e ngrohta i shtoni shërbetin e ftohtë. Duhet t’i prisni më pare, madje mirë është para se të bëni pjekjen.

Sipër, sipas dëshirës, vendosni fëstëk ose petale trëndafili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat