Djathë Brie në furrë me fruta të thata

Ushqime

Djathë Brie në furrë me fruta të thata

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Pjata e mëposhtme mund të shërbejë si një antipastë perfekte për mbremjen e Vitit të Ri, por deri atëherë ka kohë kështu që shijojeni që sonte.

PËRBËRËSIT PËR 6/8 PERSONA: 80 ml verë “Marsala” ose lëng qershie, 50 g qershi të thata, 1 qepujkë ose qepë të kuqe (jo djegëse) e prerë imët,  80/100 g pançetë jo pikante, e prerë në kubikë, 1/2 lugë gjalpë, 2 grushte fara pishe, të pjekura më parë në furrë, 350/400 g djathë Brie, mundësisht në formë të rrumbullakët dhe 1 lugë majdanoz i grirë imët.

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Në një tas të vogël
hedhim verën “Marsala” ose lëngun e qershisë të ngrohur më parë dhe i lëmë qershitë të hidratohen për 20 minuta. Në një tigan ngrohim gjalpin dhe skuqim qepën së bashku me pançetën për rreth 10 minuta. E shuajmë me verën ose lëngun e qershisë dhe e lëmë në zjarr, derisa lëngu të shterojë dhe më pas shtojmë farat e pishave.

E heqim nga zjarri dhe e lëmë mënjanë. Vendosim djathin mbi një fletë letre alumini, që të jetë më e madhe se djathi. Me letrën krijojmë një bord anësor anash djathit si bokse (por jo që letra të mbyllet) në mënyrë që gjatë pjekjes ai të mos dalë nga letra në tavë. Shpërndajmë sipër djathit përbërjen e tiganit. E vëmë në një tavë të
vogël dhe e pjekim në furrë për rreth 10 minuta. E heqim nga furra dhe e
spërkasim me majdanoz të freskët. E vendosim në qendër të tavolinës dhe e shoqërojmë me bukë të bardhë të thekur ose me crackers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat