Antipastë me dardhë, djathë të freskët dhie dhe rukola

Ushqime

Antipastë me dardhë, djathë të freskët dhie dhe rukola

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Për 4 persona:  4 dardhë 100g djathë i freskët dhie 4 arra të qëruara rukola 2-3 lugë mjaltë 400ml verë e kuqe 400ml ujë 80g sheqer piper.
Përgatitja: Në një tenxhere të vogël hedhim ujin dhe 40g sheqer. E vëmë në zjarr të marrë valë. Në një tenxhere tjetër hedhim verën dhe 40g e sheqerit që na kanë mbetur. E vëmë në zjarr të marrë valë. Gjatë kësaj kohe qërojmë dardhët, i presim pak me thikë te pjesa e poshtme e tyre që të rrinë sa më drejt.

Çdo dardhë e ndajmë në 4 shtresa të barabarta. Vëmë në tenxheren me ujë dhe sheqer shtresën e parë dhe të tretë ndërsa të tjerat i vëmë në tenxheren me verë. I lëmë për 5 minuta kur tenxheret kanë marrë valë, fikim më pas zjarrin dhe i lëmë të ftohen në temperaturë ambienti brenda në tenxhere. Te tenxherja ku kemi shurupin me ujë, vëmë në kontakt direkt me dardhët një copë letër furre duke i dhënë formën e një kapaku të tenxheres. Kjo, për të bërë që dardhët të mos nxihen në kontakt me ajrin. I lëmë dardhët në tenxheret përkatëse për disa orë në frigorifer deri në momentin që do t’i shërbejmë.

Kompozimi i pjatës: Kur i nxjerrim dardhët nga shurupi, i thajmë me letër thithëse kuzhine dhe u heqim farat me majën e një thike. Vëmë në pjatë në fillim një fetë të bardhë dardhe, pastaj pak rukola, pak djathë, pak arra të thërrmuara, një fetë dardhë të kuqe, rukola, djathë, arra dhe kështu dhe për shtresën tjetër. Kullojmë pak mjaltë mbi dardhët, pak piper dhe i shërbejmë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat