Me këtë recetë makaronat me kallamarë do t'ju dalin po aq të mira sa në restorant

Ushqime

Me këtë recetë makaronat me kallamarë do t'ju dalin po aq të mira sa në restorant

Më: 31 janar 2022 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Receta nuk ka shumë punë edhe përbërës, ju duhen vetëm 15 minuta edhe do të shijoni një pjatë plot shije.

PËRBËRËSIT: makarona, domate, hudhra, spec djegës, kallamarë, kripë dhe piper.

PËRGATITJA: Domatet i prisni te maja edhe i kaloni 1 minutë në ujë të vluar që t'u pastrohet lëkura më lehtë. Ziejini sipas udhëzimit në paketim, ose edhe pak më shumë nëse nuk i doni al dente.

Në tigan kaurdisni hudhrat e grimcuara me specin djegës, shtoni domatet e copëtuara dhe rregulloni shijen me kripë edhe piper. Pasi salca të ziejë 5 minuta shtoni kallamarët e prerë sipas dëshirës. E zieni edhe 2 minuta sa të lidhen shijet, shtoni makaronat edhe fikni nxehtësinë e përzieni derisa makaronat të vishen nga salca për rreth 2 minuta. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat