E shijshme dhe super e shëndetshme, supa me panxhar është fiks për këtë stinë

Ushqime

E shijshme dhe super e shëndetshme, supa me panxhar është fiks për këtë stinë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Përbërësit: 3 panxharë të kuqë mesatarë, 1 patate e ëmbël, selino dhe karotë sipas dëshirës, 1 qepë e vogël, 1 thelb hudhër, 2 gota uji lëng perimesh, kripë, piper dhe vaj ulliri.⠀

Përgatitja: Si fillim në një tenxhere zieni panxharët, por jo plotësisht. Më pas në një tenxhere supe, skuqim me vaj ulliri qepën, si dhe shtojmë hudhrën, pak kripë e piper. Pasi shohim që qepa është zbutur shtojmë pataten të prerë në kubikë, karotën, selinon dhe i përziejmë.

Në fund shtojmë dhe panxharin të qëruar dhe të prerë po ashtu në kubikë. Shtojmë lëngun e perimeve (nëse nuk keni lëng perimesh mund ta përgatisni dhe thjesht me dado perimesh) dhe i lejmë të ziejnë përsëri. Më pas i kalojmë në blender duke e bërë në formë pureje, nëse shikoni që është pak e trashë shtoni pak lëng perimesh aq sa e shihni me sy që kremoziteti nuk është as shumë i hollë dhe as shumë i trashë.

Në fund i hedhim nenexhik të freskët. Në dekorim mund të përdorni fara të ndryshme, bukë te thekur, kos ose çfarë ju pëlqen juve. Kjo supë shërbehet e ftohtë dhe jo e ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat