Gjoks pule në furrë me patate dhe spinaq

Ushqime

Gjoks pule në furrë me patate dhe spinaq

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Nëse e shtuna ju gjeti në punë dhe nuk keni shumë kohë në dispozicion për të gatuar, provoni recetën e mëposhtme. Është e shijshme, e shëndetshme dhe bëhet shpejt e shpejt.

PËRBËRËSIT: 4 gjoks pule, patate të vogla, 100 g spinaq, 200 g djathë Philadeplhia, 3 lugë djathë Parmigiano, 1 qepë të kuqe, 1/2 gote verë të bardhë, pak gjalpë, vaj ulliri, lëng pule ose ujë sipas dëshirës, 1 lugë miell, kripë, hudhër pluhur, piper i zi dhe spec i kuq pluhur.

PËRGATITJA: Në fillim pastrojmë patatet dhe i ziejmë për 5 minuta sa të zbuten pak. Ndajmë filetot në mes, i marinojmë me kripë, piper dhe spec të kuq dhe i kalojmë në miell. Më pas u japim një skuqje me gjalpë. Marinojmë patatet me erëza dhe bashkë me mishin i vendosim 5 minuta në furrë. Ndërkohë skuqim qepën dhe shtojmë 1 lugë miell, e shuajmë me verë dhe vazhdojmë me djathërat.

Përziejmë pa ndërpreje me tel kuzhine, salca trashet dhe në fund shtojmë spinaqin, kripë, piper dhe lëng pule për ta holluar. Salcën ia shtojmë mishit dhe patateve duke e lënë të piqet derisa salca të lidhet mirë me mishin dhe patatet. JU BËFTË MIRË!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat