Oriz basmati me thjerrëza

Ushqime

Oriz basmati me thjerrëza

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT: 

1 kupë oriz basmati (250 g), 1 kupë thjerrëza, 1 qepë e kuqe, 2 thelpinj hudhër,1 limon, 1 gjethe dafinë, erëza ( piper i zi, koriandër kokërr, fara finoku), kripë, vaj ulliri dhe 1 litër ujë.

PËRGATITJA: 

Vendosni thjerrëzat të ziejnë me ujë të bollshëm derisa të zbuten. Në tenxhere kaurdisni qepën me pak vaj dhe kripë derisa të karamelizohet, shtoni hudhrat e grimcuara edhe erëzat e shtypura në havan. Shpëlani orizin edhe e shtoni te qepa bashkë me thjerrëzat e kulluara nga uji. Vendosni lëkurë limoni, gjethen e dafinës, kripë dhe shtoni ujin. E mbuloni me kapak edhe e zieni me ngadalë derisa të thithi të gjithë ujin.
Në fund e shërbeni me vaj ulliri edhe lëkurë limoni. JU BËFTË MIRË!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat