Makarona në furrë me sallam pikant

Ushqime

Makarona në furrë me sallam pikant

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT: 

500 g makarona (neve zgjodhëm llojin penne), 270 g sallam pikant napolitan, 1 panna, 600 g salcë domatesh,150 g djathë Parmigiano, 15 g gjalpë, kripë, piper i zi, vaj ulliri, rigon, spec i kuq pluhur, hudhër pluhur, 1 lugë çaji sheqer dhe curry.

PËRGATITJA: 

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të valuar me kripë, duke respektuar minutazhin e shkruar në paketim. Presim disa feta të holla sallam napolitan rreth 12feta , kurse pjesën tjetër në kubikë. Në një tigan shtojmë gjalpin dhe sallamin në kubikë për t’u skuqur për rreth1-2 minuta. Te sallami shtojmë salcën e domateve, sheqerin dhe erëzat. Shtojmeë 2 filxhanë çaji nga uji i makaronave të ziera dhe i lëmë të gjithë përbërësit të ziejnë per afro 5 minuta. Shtojme panna-n dhe 20 g djathë Parmigiano për ta trashur masën. Në tavë shtojmë fillimisht makaronat dhe më pas salcën e përgatitur. I përziejmë derisa të lidhet e gjithë masa. Mbulojmë tavën me djathë Parmigiano dhe mbi të shtojmë fetat e sallamit. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 200 gradë për a10 minuta dhe zbukurojeni me majdanoz të freskët. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat