Qofte me mish qengji dhe darka e së shtunës është gati për 5 minuta

Ushqime

Qofte me mish qengji dhe darka e së shtunës është gati për 5 minuta

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Nëse nuk e keni përgatitur akoma darkën, mos u shqetësoni pasi qoftet me mish qengji bëhen për pesë minuta dhe do i dashurojnë të gjithë.

PËRBËRËSIT:

 1 kg mish qingji, 1 qepë e madhe, 3-4 thelpinj hudhër, mente e freskët, rigon, piper i zi, spec i kuq pluhur, spec djegës, kripë dhe 2 lugë miell sa të lidhet brumi.

PËRGATITJA:

 Grini në blender qepën, hudhrat dhe menten. Masën e krijuar e shtoni te mishi bashkë me erëzat e thata dhe kripën, shtoni pak miell sa të lidhet masa dhe e përzieni mirë me duar. E ndani në 25 pjesë, i jepni formë dhe i vendosni një shkop. I punoni pak duke i rrotulluar që mishi të ngjitet te shkopi dhe i piqni në skarë derisa të marrin ngjyrë edhe të tymosen. I shijoni me pite, salcë kosi, domate edhe kastraveca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat