Pulë me roshnica

Ushqime

Pulë me roshnica

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Jam e bindur që shumë prej jush nuk kanë fare nevojë për recetë, por herë pas herë është bukur kur rikthehesh te tradita.

Përbërësit: 500 g roshnica, 1 pulë e larë dhe e prerë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 100 g gjalpë, kripë, piper dhe 1 dorë arra (opsionale).

Përgatitja: Marinojmë pulën fillimisht me kripë dhe piper dhe e kaurdisim mirë në një tigan ku më parë kemi hedhur vajin e ullirit dhe gjalpin derisa të marrë një ngjyrë të bukur. E heqim nga tigani dhe e vendosim të ziejë për për 30-40 minuta. Në tiganin e mëparshëm shtojmë roshnicat dhe i skuqim sa të marrin ngjyrë të artë. Më pas i shtrojmë në tavë. Shtojmë mbi roshnica copat e pulës së zier dhe lëngun e pulës, aq sa të mbulohen plotësisht. I pjekim për afërsisht 30 minuta në temperaturë 200⁰C.

Opsionale: mund të shtojmë një grusht arra në minutat e fundit të pjekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat