Dyshoni se orizi që keni blerë ka përmbajtje plastike? Ja si ta dalloni menjëherë

Ushqime

Dyshoni se orizi që keni blerë ka përmbajtje plastike? Ja si ta dalloni menjëherë

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një prej temave më të nxehta që shoqëron çdo konsumator sa herë që blen. Në artikullin e sotëm, Living ju njeh me katër truke të thjeshta që ju ndihmojnë të dalloni orizin natyral nga ai plastik. Bëhet fjalë për katë teste që i gjeni edhe në videon shoqëruese:

1-Testi i densitetit të ujit: Shtoni dy lugë gjelle oriz në një gotë me ujë dhe trazojeni mirë e mirë. Orizi natyral qëndron në fund të gotës, kurse orizi plastik dhe toksik ngjitet drejt sipërfaqes së saj.

2-Testi i zjarrit: Mbushni një lugë gjelle ose çaji me oriz . Nëse është natyral nuk do të digjet, ndryshe nga orizi plastik që nxihet menjëherë dhe lëshon erë të rëndë plastike.

3-Testi i bluarjes: Edhe ky test mund t'ju vijë në ndihmë nqs dyshoni që produkti që po përdorni i përket një cilësie jo fort të besueshme. Merrni pak orzi dhe bluajeni në havan ose belnder. Orizi natyral  shndërrohet menjëherë në miell orizi të bardhë, kurse ai plastik merr ngjyrë të verdhë.

4-Testi i mykjes: Vendosni orizin e zier në një vazo qelqi dhe lëreni të mbyllur për 3-4 ditë. Nësei ai ka krijuar myk do të thotë se produkti juaj është origijinal, ndryshe nga orizi plastik nuk pëson asnjë ndryshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat