Tasqebapi i shtëpisë, shija perfekte e të dielës

Ushqime

Tasqebapi i shtëpisë, shija perfekte e të dielës

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Tasqebapi ka qenë pjata kryesore e tryezave të dasmave para viteve ’90 sidomos në krahinën e Myzeqesë. Për të gatuar tasqebap preferohet pjesa e shpatullës, qafës ose e barkut të viçit ose dashit.

Përbërësit: 500 g tul mish viçi ose dashi, 500 g qepë, 500 ml ujë, 20 ml vaj ulliri, 1 lugë gjellë miell, 100 ml verë e kuqe, 100 ml salcë domatesh, 4 thelpinj hudhër, 15 g kripë, 10 g piper, 1 spec i kuq dhe 2 gjethe dafine.

Përgatitja: Fillojmë përgatitjen e tasqebapit duke prerë mishin në formë kubike të vogla, pastaj presim edhe qepët imët. Hedhim qepët në një tenxhere me vaj ulliri. I kaurdisim disa çaste dhe më pas shtojmë mishin. I lëmë së bashku derisa të shikojmë që lagështia ka avulluar.

E shuajmë me verë të kuqe derisa të avullojë alkooli. Në një tigan me vaj kaurdisim një lugë miell të cilin e shuajmë me ujë të ftohtë duke e trazuar shpejt që të mos na bëhet kokërr. Pasi merr valë në tigan, e hedhim në tenxheren me mish. Në hapin tjetër hedhim salcën e domates, dafinën, kripën, hudhrat, piperin dhe specin sipas dëshirës. E ziejmë në zjarr të avashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat