Kek me luleshtrydhe, receta e ëmbël e pranverës

Ushqime

Kek me luleshtrydhe, receta e ëmbël e pranverës

Më: 27 mars 2022 Në ora: 17:16
Kek me luleshtrydhe

Kur më mirë se një të diel pranvere do të ishte koha më e mirë për një ëmbëlsirë? 

Për sot, kemi menduar një recetë të thjeshtë dhe shumë të shijshme, kek me luleshtrydhe.

Përbërësit:

6 lugë gjalpë

1 1/2 filxhan miell

1 1/2 pluhur pjekës

Kripë

1 filxhan sheqer

1 vezë

1/2 filxhan qumësht

Pak vanilje

Pak sheqer pluhur

Luleshtrydhe të prera në mes

Përgatitja:

Në një enë përzieni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën.

Në një tjetër përzieni gjalpin, sheqerin, vezën, qumështin dhe vaniljen për disa minuta.

Shtoni gradualisht përzierjen e miellit derisa të krijohet një masë omogjene. Kur të jetë gati hidheni në formën e kekut, që më parë do e keni lyerë më pak gjalpë dhe sipër shtoni luleshtrydhet e prera.

Hidhni edhe pak sheqer pluhur dhe vendoseni në furrë.

Fillimisht, piqeni për 10 minuta në 350 gradë, më pas ulni gradët në 325 dhe lereni të piqet për rreth një orë derisa të fillojë të marrë ngjyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat