Kjo është arsyeja pse ne duhet të hedhim vaj ulliri në domatet tona

Ushqime

Kjo është arsyeja pse ne duhet të hedhim vaj ulliri në domatet tona

Më: 2 prill 2022 Në ora: 10:36
Ilustrim

Vaji i ullirit, siç e dimë të gjithë, është një “superushqim” me yndyrna të shëndetshme që ndihmon në rritjen e kolesterolit “të mirë” dhe në të njëjtën kohë redukton “të keqen”.

Por a e dini se kur vaji i ullirit kombinohet me domatet, atëherë “lancohet” efekti pozitiv i të dyve në shëndetin tonë?

Një studim  i botuar në revistën Free Radical Biology and Medicine zbuloi se vaji i ullirit rrit aktivitetin antioksidues të likopenit në domate.

Kjo ndodhte vetëm me vajin e ullirit dhe jo me vajrat e tjerë, si vaji i lulediellit.

Kjo është një arsye tjetër për t’i qëndruar besnike shtyllave kryesore të dietës mesdhetare, ku një vend të spikatur zë sallata e fshatit apo sallata me domate me vaj ulliri të pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat