Cheesecake me nutella dhe lajthi

Ushqime

Cheesecake me nutella dhe lajthi

Më: 5 prill 2022 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Përbërësit: 200 g biskota (Petit Beurre), 70 g gjalpë, 400 g nutella dhe 500 g krem djathi.

Përgatitja: Biskotat i grijmë plotësisht. Shkrijmë gjalpin dhe i bashkojmë bashkë. Masën e hedhim në një formë me hapje dhe e ngjeshim mirë me fundin e gotës ose me duar.

E lëmë të pushojë në frigorifer për afërsisht 30 minuta. Rrahim kremin e djathit me Nutella-n. Pasi të përftohet një masë kompakte e shtojmë mbi formën me biskota.

E lëmë të pushojë në frigorifer për të paktën 4 orë. (Rekomandoj të pëgatitet një natë më parë). E dekorojmë me lajthi të pjekura sipas dëshirës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat