Supë me finok dhe mollë

Ushqime

Supë me finok dhe mollë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 18:10

Përbërësit: 

2 finokë, 2 patate, 2 degë selino, 1 mollë, gjysmë qepe e thatë, pak qumësht, ujë, kripë, piper, vaj ulliri/gjalpë dhe arrë moskat.

Përgatitja: 

Në një tenxhere mesatare shtoni vaj ulliri dhe pak gjalpë. Shtoni qepët e prera ( perimet mos u mundoni t’i prisni të vogla pasi në fund do t’i kaloni në frulator). Pasi qepët marrin skuqje të lehtë shtojmë finokët dhe patatet e prera, selinon e prerë dhe mollën e qëruar nga lëkura e të prerë në feta. Pasi të gjitha bashkë kanë marr skuqje të lehtë. I mbulojmë me ujë diku 2 gisht mbi perimet. I lejmë të ziejnë derisa janë zbutur të gjitha. Në fund i frulojmë dhe e vendosim përsëri në zjarr. Shtojmë pak qumësht aq sa masa nuk është as shumë e trashë dhe as shumë e hollë. Rregullojmë kripën, piperin, shtojmë majdanoz ose kopër në fund sipas dëshirës ose arrë moskati. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat