Nuk do ta besoni se çfarë gjendet brenda kafesë së bluar

Ushqime

Nuk do ta besoni se çfarë gjendet brenda kafesë së bluar

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Mjekët nga Mbretëria e Bashkuar zbuluan se në kafenë e bluar mund të gjenden buburreca.

Një mjek i quajtur Karan Raj thotë se ka mundësi që kafeja e bluar të përmbajë një përqindje të vogël buburrecash si dhe insekte të tjera.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka kryer studime që kanë treguar se deri në 10 për qind e kokrrave të kafesë infektohen me kacabu dhe insekte të tjera. Makineritë për pjekjen dhe bluarjen e kafesë nuk janë në gjendje t’i përpunojnë plotësisht, kështu që insektet thjesht skuqen dhe bluhen në kokrra.

Kjo agjenci lejon një sasi të caktuar të pjesëve të insekteve në ushqimin tonë për sa kohë që nuk kalon një përqindje të caktuar.Nëse jeni alergjik ndaj buburrecave, do të qëndroja larg kafesë së bluar- shpjegoi Karan.

Ai shton se është pothuajse e pamundur të mbrohen plotësisht kokrrat e kafesë të ruajtura nga insektet, dhe mbetjet e tyre bluhen së bashku me kafenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat