A është e shëndetshme buka me brumë të thartuar? Ja përfitimet në organizëm

Ushqime

A është e shëndetshme buka me brumë të thartuar? Ja përfitimet në organizëm

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Kjo lloj buke ka fituar shumë popullaritet kohët e fundit. Njerëzit e duan bukën me brumë të thartuar, jo vetëm për shijen unike, por edhe për vlerat ushqyese më të shëndetshme në krahasim me llojet e tjera të bukëve.

Por, çfarë është buka me brumë të thartuar?

Njësoj si shumica e bukëve të tjera që ju blini në një furrë buke apo në supermarkete, në vend të majasë së paketuar, kjo bëhet me “farën e bukës”, një kulturë e gjallë e mikrobeve si bakteret e acidit laktik që kultivohen nga mielli dhe ndikohen nga temperatura e ambientit dhe kushtet ku ruhet. Në momentin që kjo farë buke përzihet me ujë dhe miell, krijohet një brumë i trashë i ngjashëm atë të petullave.

Kur përzihet me miell, ujë dhe kripë për të bërë bukën, brumi fermentohet për të prodhuar një maja natyrale. Ky fermentim ndihmon në zbërthimin e disa proteinave që gjenden në miell, duke përfshirë glutenin.

Sekreti i bukës me brumë të thartuar qëndron edhe tek koha e pjekjes, një metodë e vjetër që daton rreth vitit 1500 para Krishtit në Egjiptin e lashtë. Shija dhe aroma e veçantë e bukës janë unike dhe kjo për shkak të acidit acetik të prodhuar gjatë fermentimit.

A është e shëndetshme kjo lloj buke?

Është e vështirë të mohosh lëndët ushqyese të shëndetshme të kësaj buke. Proteina, fibra, hekur, selen, mangan, bakër dhe vitamina B si B12, folate, tiaminë, niacinë dhe riboflavinë janë vetëm disa prej këtyre vlerave. Plus, në bukën me brumë të thartuar, ka sasi të dukshme të kaliumit, zinkut dhe fosforit.

Shëndeti i zorrëve

Fermentimi i nevojshëm për të bërë bukën me brumë të thartuar fillon të shpërbëjë disa nga proteinat në miellin e grurit, duke përfshirë glutenin dhe buka është lehtësisht e tretshme për ata që janë të ndjeshëm ndaj produkteve me bazë gruri apo glutenit.

Shëndeti imunitar

Nëse e konsumoni shpesh këtë lloj buke, përfitimet e sistemit imunitar janë të shumta. Mikrobioma që gjendet në të ndihmon në rregullimin e inflamacionit dhe sistemit imunitar.

Shëndeti i zemrës

Fibrat në bukën e thartë si kaliumi, fosfori dhe natriumi ndikojnë në një dietë të shëndetshme për zemrën. Fibrat e tretshme që gjenden në këtë lloj buke lidhen me kolesterolin dietik në zorrën e hollë, duke ndihmuar që kjo yndyrë të kalojë përmes sistemit të tretjes dhe të mos përthithet nga organizmi.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat