Ngrënia e specit më djegës në botë ishte euforike, thotë Ed Currie

Ushqime

Ngrënia e specit më djegës në botë ishte euforike, thotë Ed Currie

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Ed Currie e quan ngrënien e specave obsesion të tij. Ai fillon çdo mëngjes me vaj të specave në kafenë e tij.

Pas testimit të shijes së specave dhe salcave djegëse gjatë gjithë ditës për kompaninë e tij në Karolinën e Jugut, PuckerButt Pepper Company, ai vazhdon pjesën e mbetur të ditës së tij duke shtuar speca ose salcë djegës në darkën e tij.

Specat e tij të preferuara për të gatuar janë “chocolate scotch bonnet” - speca me ngjyrë çokollatë.

“Unë ha speca gjatë gjithë ditës”, thotë ai.

Edhe pse ai është një njohës i specave, kur ai shijoi specat e vetëkrijuara, Pepper X, të cilat u shpallën si specat më djegës në botë në fillim të kësaj jave nga Guinness World Records, ai “rënkoi nga dhimbja" për tri ose katër orë.

"Ishte disi euforike," thotë ai.

“Fillova të kem ngërçe dhe, e dini, trupi juaj e percepton kapsaicinën si një helm”.

Kapsaicina është kimikati që u jep njerëzve ndjesinë djegëse së specave.

"Ato ngërçe bëhen të padurueshme. Një mjek më shpjegoi se ato ishin të ngjashme me një dhimbje menstruale."

Çuditërisht, pas disa orësh shërimi, ai doli për të ngrënë më shumë speca.

"Ky nuk është një hobi - ky është një obsesion," shtoi ai. /BBC

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat