Receta e famshme e TikTok-ut, bukë me hudhra

Ushqime

Receta e famshme e TikTok-ut, bukë me hudhra

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 00:20
Bukë me hudhra

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej kohësh, një recetë është bërë shumë e njohur në TikTok dhe shumë personazhe po e provojnë atë dhe e kanë ndarë në rrjetet sociale.

Çfarë ju nevojitet për realizimin e kësaj recete?

Përbërësit:

2-3 kokrra hudhre

gjysmë tasi me gjalpë

vaj ulliri

piper i kuq

disa gjethe borziloku

Përgatitja:

Heqim me thikë shtresën e sipërme të hudhrave, pa prishur formën e tyre. I spërkasim me pak vaj ulliri dhe i mbëhstjellim me letër alumini e i lëmë përreth 1 orë në furrë.

Ndërkohë, në një tas hedhim gjalpin, erëzat dhe i përziejmë mirë sa të formohet një masë në trajtë paste.

Nxjerrim hudrat nga furra, i shtrydhim për të dalë thelpinjtë dhe i shtojmë të gjalpi. Përziejmë mirë dhe me to lyejmë bukën (e thekur ose jo).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat