Gjel deti jo vetëm për festa, Marku: Të konsumohet përgjatë gjithë vitit, ka vlera ushqyese

Ushqime

Gjel deti jo vetëm për festa, Marku: Të konsumohet përgjatë gjithë vitit, ka vlera ushqyese

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 20:50
Alfred Marku

Nëse ende nuk e keni gatuar gjelin e detit iu sugjerojmë një recetë aq sa të lehtë dhe të shëndetshme po aq të bukur dhe elegante. Gjel deti role me spinaq.

Sekretet e gatimit na i rrëfen në kuzhinë Alfred Marku. Mishi i gjelit te detit ka shumë vlera ushqyese, por ndër shpendë, Marku veçon gjelin e detit të Zadrimës. Fermerët i rrisin në kullota natyrale.

Marku sugjeron konsumin e tij jo vetëm në festa, por përgjatë gjithë vitit.

Që mos të humbasin vlerat që përmban, shefi i kuzhinës këshillon kujdes në gatim e pjekje të ngadaltë.

Me shumë vite eksperiencë në kuzhinë e restorante, Alfred Marku thotë se shqiptarët po u kushtojnë  më tepër rëndësi tryezave.

Tavolinat e festave janë jo vetëm më bukura por edhe gatimet janë të shijshme.

Siç e do tradita zonjat e shtëpive kujdesen që në natën e ndërrimit te viteve tryezat të kenë bollëk, jo vetëm me mish e sallatë, por edhe ëmbëlsira, edhe pse këto të fundit rekomandohen të konsumohen pa tepri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat