Përfitimet nga konsumimi i hurmave

Ushqime

Përfitimet nga konsumimi i hurmave

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 21:09
Hurmat

Hurmat e Medines janë mbi gjashtëdhjetë lloje dhe mbeten hurmat më të mira në të gjithë botën.

Çdo 16 gramë hurma, përmbajnë 318 kalori.

Një kokërr hurmë e vetme të furnizon me kaloritë e nevojshme për mundin e një dite plot aktivitet dhe gjallëri.

Hurma konsiderohet si minierë vitaminash pasi përmban kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D.

Ja disa prej arsyeve që duhet të hani vazhdimisht hurma arabie:

Forcojnë mëlçinë dhe përmirësojnë punën e saj detoksikuese.

Forcojnë muskujt.

Luftojnë stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.

Zbusin ashpërsinë e fytit dhe largojnë sekrecionet.Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet.

Pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

Nëse nuk e dini, ato janë edhe ushqim e ilaç për fëmijët. Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu, ajo është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun e zorrët e fëmijëve.

Gjithashtu lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat