Ja cila është mënyra më e mirë për të gatuar kërpurdhat! - Bota Sot
Ja cila është mënyra më e mirë për të gatuar kërpurdhat!

Ushqime

Ja cila është mënyra më e mirë për të gatuar kërpurdhat!

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 17:20
Kërpurdhat

Kërpurdhat janë shumë të preferuara nga njerëzit kur vjen fjala tek picat, sallatat apo sanduiçat.

Por cila është mënyra më e mirë për ti gatuar ato. Kërpurdhat janë të shëndetshme sepse ato përmbajnë fibra, aminoacide, proteina, kripëra minerale, vitamina ( përshirë vitaminën B1, B2,B12, C,D,E etj). Gjithashtu kërpurdhat kanë pak kalori.

Sipas një studimi, nga kërkuesit e kërpurdhave, në Spanjë, vlerat ushqyese të kërpurdhave mund të shkatërrohen nëse nuk gatuhen në mënyrën e duhur. Atëherë cila është mënyra më e mirë? Studiuesit thonë se mënyra më e mirë për ti gatuar kërpurdhat është duke i pjekur ato. Sipas tyre kjo ruan vlerat ushqimore.

Nga studimi del se kërpudhat e ziera apo të skuqura, kishin më pak veprim të antioksidantëve. Kërpurdhat e skuqura në veçanti treguan mungesë karbohidratesh dhe ndikim në shtimin e peshës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat