Kafjall i shijshëm dhe një filxhan me kafe të ngrohtë për fillim të ditës

Ushqime

Kafjall i shijshëm dhe një filxhan me kafe të ngrohtë për fillim të ditës

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 09:00
Foto ilustruese

Ekziston arsye e fortë përse këto dy gjëra shkojnë bashkë. Nëse bashkë me kafenë e parë ju hahen shumë ëmbëlsirat, ja cili është shkaku.

Kafeina mund të ndryshojë ndjenjën tuaj për shtesa të ëmbla, duke shtuar dëshirën për sheqer, andaj ajo bëhet më e madhe se sa në të vërtetë duhet të jetë, tregon studimi i publikuar në ” Journal of Food Science”.

Studiuesit kanë punuar me dy grupe vullnetarësh dhe secili nga ta ka marrë kafe, me apo pa kafeinë, por që nuk kanë ditur cilin lloj të kafesë e kanë marrë.

Nga të dy grupet është kërkuar që të shtojnë sheqer në pijen e tyre dhe të vlerësojnë sa është e ëmbël ajo.

Pastaj nga pjesëmarrësit vullnetarë kanë kërkuar të vlerësojnë zgjimin e tyre mendor dhe të vlerësojnë cili ka qenë niveli i kafeinës në kafetë e tyre.

Pa marrë parasysh se a kanë pirë kafe me kafeinë apo jo, vullnetarët kanë thënë që kanë pasur të njëjtin nivel të zgjimit, mirëpo një numër i vogël i tyre ishte në gjendje që saktësisht të përcaktonte nivelin e kafeinës në pijet e tyre.

Studimi po ashtu tregon që kafeja jep efektin e placebos dhe ngre nivelin energjik qoftë ajo me kafeinë apo jo.

Raporti midis shijeve tona dhe ndjenjës sonë të zgjimit na vjen nga kimikalet e trurit tonë të njohura si adenozinë, gjë që na mundësojnë të qetësojmë nervat tona dhe të pushojmë gjatë natës.

Ndërkaq, kafeina është ajo e cila bllokon receptorët në tru për të cilat lidhen me adenozinën dhe jep efektin e kundërt, saktësisht, nxit aksionin.

Mirëpo të gjitha këto nuk do t’ju pengojnë që të kënaqeni me kafjallin tuaj të ëmbël dhe me një filxhan me kafe të ngrohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat