Patate të shëndetshme! Të pjekura, pikante dhe me erëza

Ushqime

Patate të shëndetshme! Të pjekura, pikante dhe me erëza

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 12:50
Patate

Patatet e pjekura ose vetëm patatet, janë një burim energjie, pasi përbërja e tyre kryesore janë karbohidratet. Ato janë të pasura me fibra, kalium dhe vitaminë C.

 Më poshtë do të keni një recetë të mrekullueshme që mund ta përgatisni që tani:

Përbërësit: 

7-8 patate të mëdha
5 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
3 thelpi hurdhër (të grirë)
kripë dhe piper pluhur i zi
1/4 filxhan gjalp organik i shkrirë
trumzë e freskët e grirë
pak majdanoz të freskët

Metoda e përgatitjes:
1. Pas larjes së patateve, i presim në feta, por pa ia hequr tërësisht lëkurën, siç e shihni edhe në foto.
2. Vendosni patatet në një tavë dhe vendoseni në furrë në temperaturë 200 gradë, për rreth 30 minuta. Kontrollojini me piru herë pas herë nëse janë bërë.
3. Hiqni patatet dhe shtoni vaj ulliri në secilën fetë, kripë, piper dhe hurdhra.Vendosini në furrë, për 25 minuta.
4. Pasi ta hiqni nga furra, shkrijeni gjalpin në çdo patate dhe në fund shtojini majdanoz dhe trumzë.

Patatet e pjekura, të përgatitura në këtë mënyrë, ruajnë vlerën e tyre ushqyese, të shëndetshme dhe pa yndyrna të ngopura. Kështu që ju mund t’i përfshini ato në mënyrë të përkryer në vaktin tuaj pa u shqetësuar se do të merrni kile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat