Delfini shoqëron turistët në Karaburun dhe Sazan

Vlora

Delfini shoqëron turistët në Karaburun dhe Sazan

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 19:32
Foto

Një delfin ka shoqëruar disa turistë të cilët vizituan gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit.

Turistët kishin ardhur në Vlorë për të kaluar disa ditë pushime dimri. Ata kanë shprehur dëshirën për të parë Karaburunin dhe ishullin e Sazanit.

Por teksa po shkonin në këto atraksione turistike, ata janë shoqëruar gjate rrugës nga ky delfin, i cili ka luajtur pranë varkës së tyre turistike.

Kjo ka ngjallur gëzimin e turisteve teksa nuk kane munguar as fotografitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat