Trageti me mbetje të rrezikshme amianti nga Italia në Vlorë, pritet masa e sigurisë për të arrestuarit

Vlora

Trageti me mbetje të rrezikshme amianti nga Italia në Vlorë, pritet masa e sigurisë për të arrestuarit

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Gjashtë të arrestuarit për ngarkesën me lëndë të rrezikshme në tragetin e mbërritur nga Brindizi që u bllokua në portin e Vlorës kanë dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Mbi të gjashtë rëndon e njëjta akuzë  ajo e parashikuar në nenin 171 të kondit të procedurës penale: Krime në fushën e doganave, kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) si dhe neni 25 , veprës penale të kryer në bashkepunim.

Importimi, eksportimi ose tranzitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluara ose të kufizuara që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim deri në dhjetë vjet.

Akuza e përfaqësuar nga Arjan Xhaferri,  ka kërkuar "arrest me burg" për të gjashte të akuzuarit. Ndërsa gjyqtarja Arbana Selmanaj është tërhequr për marrjen e vendimit.

Të arrestuarit janë:

Kujtim Xhaferllari., 65 vjeç, zv. Kapiten i tragetit, banues në Vlorë

Arbër Çuni, 28 vjeç, shofer i furgonit, banues në Vlorë

Agron Grata 48 vjeç, drejtor operativ i agjencisë EuroFerra, banues në Vlorë

Festim Tafa., 71 vjeç, kapiten i tragetit, banues në Vlorë

Elisabeta Cuna., 55 vjeçe, administratore e kompanisë së pastrimit Delfin 1, banuese në Vlorë

Zamir Kornuzi., 45 vjeç, pronar i kompanisë së grumbullimit “Kornuzi”, banues në Vlorë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat