Preket nga COVID pedagogu në Vlorë dhe 4 mësues, virusi “hyn” në institucione

Vlora

Preket nga COVID pedagogu në Vlorë dhe 4 mësues, virusi “hyn” në institucione

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Zbardhen rastet e reja të konfirmuara pozitive me Covid-19 ditën e sotme në Vlorë. Burime bëjnë me dije për ABC se mes 42 rasteve të reja janë 4 mësues, 3 prej të cilëve në shkollat e fshatit dhe një në qytet, një nxënës dhe një pedagog pranë Universitetit të Vlorës.

Pozitiv kanë rezultuar edhe tre infermierë pranë Qendrës Shëndetësore në Vranisht dhe asaj numër 1, si dhe tre edukatore kopshti.

Raste të reja janë konfirmuar edhe pranë Policisë Vlorë, Sigurimeve Shoqërore dhe Kadastrës së Vlorës.

Aktualisht në Vlorë janë 1045 raste aktive të konfirmuara pozitivë me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat