Tjetër humbje e rëndë për “bluzat e bardha”! Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur nga Vlora

Vlora

Tjetër humbje e rëndë për “bluzat e bardha”! Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur nga Vlora

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Koronavirusi vijon të marrë të tjera jetë në radhët e “bluzave të bardha”. Mjeku gjinekolog Leonard Kamberi ka ndërruar sot jetë, duke e humbur betejën e Covid-19.

Mësohet se 50-vjeçari ishte i shtruar prej dy javësh në spital në Tiranë, dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik.

Në një mesazh Fakulteti i Shëndetit të Universitetit “Ismail Qemali” shprehet: “ Jeta e çdo njërit prej nesh është e vyer, por jeta e një mjeku është aset për njerëzimin, për mijëra emra pacientësh të shëruar. Dr Leonard Kamberi, obsetri ynë i talentuar, kolegu ynë i dashur, pedagogu i përkushtuar, profesionisti që mirëpriste me fjalën e tij të ëmbël dhe me parimet e larta të mjekësisë. Na hidhërove shumë dr. Nardi, një dhimbje e madhe për prindërit, për motrat, të afërmit, miqtë, kolegët, pacientët dhe për komunitetin që i shërbeve aq denjësisht. Dhembje dhe lutje të pafundme për ju!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat