Vlorë/ Bie në rrjetën e peshkatarëve peshkaqeni 6 metra

Vlora

Vlorë/ Bie në rrjetën e peshkatarëve peshkaqeni 6 metra

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 09:21
Vlorë

Një peshkaqen rreth 500-600 kg ka rënë  mëngjesin e së premtes në rrjetat  e peshkatarëve të Vlorës në ujërat neutralë  rreth 10 milje larg Sazanit në një thellësi rreth 600 metra.

Rreth orës 10:30 anija e peshkimit “De Rada”  ka mbërritur ne molin e Triportit,  ndërsa vetë peshkatarët janë të befasuar  me prenë  në rrjetat e tyre.

Sipas peshkatarit të vjetër Petrit lamani  peshkaqeni është i familjes dem edhe pse nga përvoja e tij në det dhëmbët e këtij peshkaqeni ngjasojnë me specie te familjes së peshkaqenit tigër.

Për koicidencë në të gjitha përmasat zotëron numri 6, i gjatë rreth 6 metra, me peshë rreth 600 kg, ndërsa është futur në rrjeta në një thellësi rreth 600 metra.

Ky peshkaqen ndërkohë konsiderohet i rrezikshëm nga peshkatarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat