Kërcënoi se do të shpërthente bombolën e gazit, policia reagon për të riun në Vlorë: Kishte probleme të shëndetit mendor

Vlora

Kërcënoi se do të shpërthente bombolën e gazit, policia reagon për të riun në Vlorë: Kishte probleme të shëndetit mendor

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Vlorës ku një person i cili sipas policisë vuante nga problem të shëndetit mendor ka kërcënuar  se do të përdorte bombolën e gazit për të dëmtuar veten.

Sipas policisë 28-vjeçari dhe pas negociatave me shërbimet e Policisë Vlorë, nuk pranoi të dilte nga lokali ku ishte izoluar.

Megjithatë grupi i FNSH-ës bën të mundur neutralizimin dhe  shoqërimin e 28-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.12.2020, rreth orës 12:50, shërbimet e Policisë Vlorë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, një person i sëmure nga shëndeti mendor po sillte shqetësime për banorët, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ky shtetas ishte izoluar i vetëm, në një lokal, duke mbajtuar në dorë një palë gërshërë dhe më pas ka marrë një bombul gazi.

28-vjeçari dhe pas negociatave me shërbimet e Policisë Vlorë, nuk pranoi të dilte dhe ka kërcënuar  se do të përdorte bombulën e gazit për të dëmtuar veten.

Në ndihmë të shërbimeve është afruar grupi i FNSH-ës të cilët falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë bën të mundur neutralizimin dhe  shoqërimin e 28-vjeçarit.

Në përfundim të veprimeve shtetasi A. G., 28 vjeç, u shoqërua në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat