Balluku zbulon kur do hapet Bajpasi i Vlorës

Vlora

Balluku zbulon kur do hapet Bajpasi i Vlorës

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 22:23
Belinda Balluku

Bajpasi i Vlorës do të hapet me 16 korrik dhe të gjithë qytetarët që do t'i drejtohen jugut, nuk do kenë nevojë të kalojnë përmes qytetit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar punimet e fundit që po bëhen nga firma ndërtuese.

Balluku tha se më 16 korrik do të jetë e pranishme bashkë me kryeministrin Edi Rama në hapjen e segmentit.

“Ka ardhur momenti që ta deklaroj, që kjo rrugë do jetë e përfunduar në datën 15 korrik. Mbyllim të gjitha punimet. Do punojmë me Policinë Rrugore për ta kolauduar. Bashkë me kryeministrin dhe delegacionin e BE, pasditen e datës 16, ne do të hapim zyrtarisht këtë rrugë për kalim. Deri në 15 të gjithë së bashku të mbyllim edhe ato problematika që kanë ngelur! Për ta bërë të kalueshme, për tu dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve të shkojnë drejt Jugut pa pasur nevojë të kalojnë nga qyteti i mrekullueshëm i Vlorës. Vlora do ngelet një sajt turistik dhe jo një rrugë kalimi në Jug. Pas 7 ditësh do jemi për festë dhe jo për kontrolle teknike në mesnatë”, tha Balluku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat