Ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit në Vlorë, ja kush dyshohet se është autori i krimit

Vlora

Ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit në Vlorë, ja kush dyshohet se është autori i krimit

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 09:38
Xhuljan Bullari

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Xhuljan Bullarit në Vlorë.

Dyshohet se 25-vjeçari u qëllua për vdekje me dy plumba në kokë nga pasagjeri. Po ashtu mësohet se policia e Vlorës në lidhje me ngjarje ka shoqëruar 10 persona.

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u gjet nga kalimtarët e rastit, brenda makinës së tij Fiat Punto me targa TR 3437 R. Viktima është gjetur dje pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë të Vlorës, në një rrugë dytësore.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa po hetohet rreth konflikteve që mund të ketë pasur i riu.

Xhuljan Bullari nuk është emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2018 ishte arrestuar për dhënie ndihmë të emigrantëve të paligjshëm sirianë, ku u kap bashkë me një të ri tjetër duke transportuar 7 shtetas sirianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat