I afërmi jep detaje për vrasjen e 25 vjeçarit, familja hap dyert e mortit

Vlora

I afërmi jep detaje për vrasjen e 25 vjeçarit, familja hap dyert e mortit

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 12:38
Xhuljan Bullari

Familja e 25 vjeçarit Xhuljan Bullari, të vrarë në mënyrë misterioze në Babicë të Vlorës, ka hapur dyert e mortit. Banesa e tyre ndodhet në Babrru, në rrugën "Vojo Kusho".

“Nuk kishte asnjë konflikt me askënd. Makina brenda të cilës u gjet, është e nuses së dajës së tij. Familja nuk ka pasur dijeni për vendndodhjen. Ka marrë një telefonatë nga policia për të bërë identifikimin e një personi që ishte qëlluar në Vlorë“, ka deklaruar një i afërm i të riut për Faxnews.

Xhuljan Bullari do të përcillet në banesën e fundit në Tufinë, në orën 15:00 të kësaj të Diele. Xhamat e makinës ku është ekzekutuar rreth orës 21:00 të të premtes i riu, janë gjetur të hapur.

Po kërkohen gjurmë të ndonjë personi që mund ta ketë telefonuar e më pas shoqëruar përmes kanosjes për në zonën ku ndodhi ngjarja.

Nuk përjashtohet mundësia të jetë qëlluar nga një person që mund të ketë qenë ulur në sediljen e pasagjerit. Janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje përfshirë familjarë të viktimës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat