Gruaja aksidenton për vdekje të moshuarin në Vlorë

Vlora

Gruaja aksidenton për vdekje të moshuarin në Vlorë

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 09:57
Foto nga aksidenti

Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat