Plagosja e 33-vjeçarit në Vlorë, identifikohen shpallen në kërkim tre autorët!

Vlora

Plagosja e 33-vjeçarit në Vlorë, identifikohen shpallen në kërkim tre autorët!

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Vlorë/Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e një lokali në qytet, ku për motive të dobëta, u tentua të vritet me armë zjarri një 33-vjeçar, i cili mbeti i plagosur.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të cilët nga veprimet e shpejta hetimore, u identifikuan si bashkëpunëtorë të dyshuar për këtë tentativë për vrasje.

Procedohet penalisht administratori i lokalit ku ndodhi ngjarja, pasi u konstatua se në këtë ambient organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Sekuestrohen sende që i shërbenin organizimit të këtyre lojërave.

Si rezultat i punës intensive hetimore, tejet profesionale, të bërë në një kohë rekord, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Vlorë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e një lokali në qytet, ku për motive të dobëta, u plagos me armë zjarri një 33-vjeçar, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të këtij rasti, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, konkretisht e shtetasve:

E. H., alias B. B., 41 vjeç, banues në Sherishtë;
N. Xh., 28 vjeç, banues në Vlorë;
E. O., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet së këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali të administruar nga shtetasi K. L, në lagjen “Pavarësia 3”, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar në gjymtyrët e poshtme të tij.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri dhe 1 fishek luftarak me kapsollë të padëmtuar, të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve u konstatua se në ambientet e lokalit ku ndodhi ngjarja, organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Për këtë veprimtari kriminale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, për shtetasin K. L., 28 vjeç, banues në Vlorë, si dhe u sekuestruan letra bixhozi.

Vijon puna intensive për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat