Digjet një banesë në Vlorë, zbardhen dyshimet e para

Vlora

Digjet një banesë në Vlorë, zbardhen dyshimet e para

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së premtes në Vlorë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri, ku brenda banesës ndodheshin edhe familjarët. Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë menjëherë 8 zjarrfikës me dy mjete.

Personat që ndodheshin brenda banesës u nxorrën pa lëndime ndërsa zjarrfikësit vijuan për të shuar flakët.

Pas shumë përpjekjesh, zjarri u shua por banesa është djegur komplet me të gjitha orenditë që kishte brenda. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat