Digjen tre makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Vlora

Digjen tre makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 08:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre makina janë djegur gjatë natës në lagjen 28 Nëntori të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodh rreth orës 04:00 ku makinat kanë qenë të parkuara poshtë pallatit.

Dyshimet e para të policisë janë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi dy prej makinave , makina tip Golf dhe Ford i është vendos lëndë djegëse dhe me pas i kanë vendos flakën ndërsa makina tjetër që ishte parkuar në mes të të dyjave ka marrë flak ngaqë ka qenë afër këtyre të dyjave që po digjeshin.

Zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit tek makinat dhe kanë shpëtuar dhe makina të tjera të parkuar në atë zonë. Policia ka marre në pyetje pronarët e mjeteve ndërkohë po këqyr dhe kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë. Ndërkohë nëna e një nga pronarët e makinave thotë, që i biri i saj që ka makinën që është djegur nuk ka konflikt dhe punon elektricist. Gjithsesi policia po pyet dhe banorë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat