Motori përplaset me makinën në Novoselë, dy të plagosur

Vlora

Motori përplaset me makinën në Novoselë, dy të plagosur

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Një motor dhe një makinë janë përplasur këtë pasdite në Novoselë të Vlorës dhe për pasojë janë plagosur dy shoferët.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40 , në qendër të fshatit, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. I., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi M. M., 20 vjeç, me të cilin udhëtonte dhe një shtetas tjetër, të dy banues në Novoselë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 20 vjeçari dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat