Vlora në fokus të turistëve dhe pushuesve, fundjava rëndon trafikun në rrugët e qytetit

Vlora

Vlora në fokus të turistëve dhe pushuesve, fundjava rëndon trafikun në rrugët e qytetit

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Vlora duket se është në fokus të pushuesve këtë fundjavë siç ka ndodhur edhe gjatë ditëve të fundit.

Sipas informacioneve mësohet se numri i automjeteve që lëvizin në Vlorë kryesisht në akset që të drejtojnë për në bregdet është rritur ndjeshëm duke shkaktuar trafik në rrugët e qytetit.

Qyteti bregdetar përveç pushuesve të muajit gusht, fundjava rrit edhe fluksin e numrit të pushuesve ditorë që zgjedhin të kalojnë pushimin e javës në plazh.

Ndër të tjera mësohet se akset që kanë shumë fluks lëvizje dhe trafik të rënduar janë ato tek Uji I ftohtë, Transballkanike dhe në zonën e Skelës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat