Grabitën makinën, pas 30 minutash ndjekje nga policia arrestohen dy të rinjtë në Vlorë

Vlora

Grabitën makinën, pas 30 minutash ndjekje nga policia arrestohen dy të rinjtë në Vlorë

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 20:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin e dy personave pas gati 30 minutash ndjekje, pasi kishin vjedhur një automjet.

Uniformat blu bëjnë me dije se u vu në pranga 22-vjeçari Arben Zanaj i cili drejtonte automjetin e vjedhur dhe gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 17-vjeçar që ishte pasagjer.

Njoftimi:

Vodhën një automjet në “Plazhin e Ri”, në Vlorë, reagimi në kohë i Policisë bëri të mundur lokalizimin dhe ndalimin pas rreth 30 minutash ndjekjeje, të 2 shtetasve që kishin vjedhur  automjetin.

Policia vuri në pranga një 22-vjeçar që drejtonte automjetin e vjedhur dhe një 17-vjeçar që ishte pasagjer në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë që patrullonin në territor, për garantimin e rendit dhe sigurisë, morën njoftim për vjedhjen në një lavazh, të një automjeti në  pronësi të shtetasit S. G., në afërsi të “Plazhit të Ri”, Vlorë. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe forcat “Shqiponja”, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i kontrollit të territorit, lokalizuan automjetin dhe u vunë në ndjekje të tij. Pas rreth 30 minutash ndjekjeje, bënë të mundur bllokimin e automjetit, të cilin po e drejtonte shtetasi A. Z., 22 vjeç dhe kishte pasagjer shtetasin A. H., 17 vjeç, banues në Vlorë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 22 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat