FNSH në aksion për ndalimin e makinës së dyshuar, çfarë ndodhi gjatë natës në Vlorë

Vlora

FNSH në aksion për ndalimin e makinës së dyshuar, çfarë ndodhi gjatë natës në Vlorë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një aksion i befasishëm është zhvilluar mbrëmë në Vlorë nga forcat Shqiponja dhe ato të Rendit.

Efektivët ndaluan një ‘Mercedes Benz’ në të cilin është ushtruar kontroll fizikë drejtuesit të mjetit dhe me pas është kontrolluar automjeti.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se drejtuesi i makinës është shoqëruar për në komisariatin e Vlorës pas kontrollit në automjet.

Ende nuk ka informacion se çfarë mund të kenë gjetur të paligjshme, po ashtu edhe mbi identitetin e drejtuesit të mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat