KV Peja: Rrugëtojmë për titullin e 4-të me radhë 

Volejboll

KV Peja: Rrugëtojmë për titullin e 4-të me radhë 

Nga: K.G. Më: 5 maj 2024 Në ora: 22:35
Peja

Peja po përgatitet për festë në ditën e nesërme në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Peja – Skënderbeu, finalja e tretë e play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll.

Peja është në epërsi me 2:0 në seri të fitoreve.

Peja janë të mobilizuar që asgjë mos t’ia lënë rasti e Skënderbeui Kraishtës  kërkon hakmarrjen pr dy humbjet rresht nga vedhezinjtë.

“Nesër krejt Peja n'Karagaç!

Koha për aktin final ka ardh, klubi i qytetit zhvillon ndeshjen e cila me fitoren eventuale na siguron titullin kampion.

Lufta do të jetë më e lehtë me përkrahjen tuaj.

Rrugëtojmë për titullin e 4-të me radhë dhe titullin e 7-të në histori të klubit. Nesër me fillim nga ora 20:00, ju mirëpresim në spektaklin më të madh të volejbollit kosovar, ndeshja e tretë finale ku do ndeshen KV Peja dhe Skënderbeu.

Së bashku mundem”, shkruan në faqen e KV Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat