Finale e çmendur në Izrael, ky është rezultati i shqiptares së Kosovës kundër Klara Apotekar

Xhudo

Finale e çmendur në Izrael, ky është rezultati i shqiptares së Kosovës kundër Klara Apotekar

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:11
Shqiptarja e Kosovës shtrin përtoke rusen

(E Plotësuar): Finale e çmendur, Loriana e kontrolloi me mjeshtri luftën dhe në kohën e rregullt përfundoi pa fitues, por pas vazhdimeve pothuajse maratonike triumfoi Klara Apotekar nga Sllovenia dhe me shumë fat sportiv.   Mijëra shikues në palestrën në Tel Aviv, panë një finale të fortë mes Kukajt dhe Apotekar. 

Loriana luftoi si luaneshë, por fati sportiv nuk ishte në anën e asaj. Ajo fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -78 kg, një sukses fantastik nga gara shumë e fortë siç është Grand Prix. Pas Majlinda Kelmendit që fitoi të artën,  xhudoja i sjellë edhe një medalje Kosovës, kësaj radhe të argjendtën. Përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka, pa dyshim se është sikurse në qiellin e shtatë me sukseset që ka arritur në tel Aviv.

Loriana në finalen e madhe dhe takohet me Klara Apotekar nga Sllovenia. Ajo e mundi anglezen Natalie Powell. Loriana sezancionale siguron medaljen e argjendtë, tani lufton për të artën. Pas të artës së Majlinda Kelmendit, tani Kosova siguron edhe medaljen e dytë për këtë vit.  E fuqishme si asnjëherë me parë Loriana Kuka, e cila e dominoi luftën ndaj ruses Aleksandra Babintsev. Loriana luftoi si luaneshë dhe e shtriu përtokë rusen, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e madhe. Loriana ndeshet me britaniken Natalie Powell.

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka, tregoi formë të lartë dhe e hoqi qafesh holandezen Ilona Lucassen.

Pas një luftë të fortë Loriana triumfoi dhe kualifikohet në çerekfinalen e garës Grand Prix e cila po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

Ajo tani ka për kundërshtare xhudisten ruse Aleksandra Babintseva.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat