Ky është rezultati i Loriana Kukajt në finalen e Marokut

Xhudo

Ky është rezultati i Loriana Kukajt në finalen e Marokut

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:35
Loriana hodhi në tokë tunizianen 

(E plotësuar) -  Loriana Kuka fitoi medaljen e argjendtë në Maroko. Ajo në finale luftoi por nuk ia doli në duel me Maria Anna Wagner të Gjermanisë

Loriana si luaneshë lartëson shtetin e Kosovës në Marokun, që është në Kontinentin e Afrikës. Ajo në kohën shtesë me wazarri e mposhti Luise Malzahn nga Gjermani dhe në finale do të takohet me Anna Maria Wagner nga Gjermania. 

Loriana Kuka bëri paraqitje shumë të mirë, menaxhon luftën me zgjuasi dhe me një veprim shkollor e heshti austriaken. 13 sekonda pa pëtfunduar koha e rregullt Loriana fiton me ippon dhe kualifikohet në gjysmëfinale. Kuka shpërthen si bombë ndaj austriakes dhe tani ndeshet me gjermanen si Luise Malzahn.  

Xhudistja Loriana Kuka (-78 kg) si luaneshë e nisi luftën e parë dhe fitoi me ippon në duel me tunizianen Sarra Mzouguin, në turneun Makarrakech2019. 
Loriana me pak se dy minuta e kreu punën, duke e hedhur në tokë rivalen dhe tani sfidohet nga austriakja Bernadette Graf. 
Loriana synon fitore dhe të futet në zonën e medaljeve, ndërsa Driton Kuka, përzgjedhës është i lumtur me këtë fillim të shkëlqyeshëm të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat