Xhudistja ruse Natalia Kuziutina, që u bë e famshme pasi u fotografua me kreun e shtetit rus, mori medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane – Minsk 2019.
Rusja 30 vjeçe u mposht nga Majlinda Kelmendi në finale, ndërsa mediet e ndryshme kanë dhënë lajmin për mposhtjen e ruses që u bë e famshme nga fotografitë në stërvitje me Vladimir Putinin dhe që quhet partnere e stërvitjeve të kreut të këtij vendi.
Për këtë ka shkruar edhe televizion shtetëror rus, Russia Today, duke treguar se partnerja e Putinit në xhudo u mposht nga Majlinda Kelmendi.