Ky është japonezi që e do shtetësinë e Kosovës

Xhudo

Ky është japonezi që e do shtetësinë e Kosovës

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 10:48
Ky është japonezi që e do shtetësinë e Kosovës

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se kampi i xhudos do të mbahet në Slloveni. 

“Fundi i vitit po afron, si kurrë më parë xhudo ka arritur hiç më pak se 6 medalje Elitare në vitin 2019! 

Tri medalje në Minsk në Evropian e tri medalje në Kampionatin Botëror në Tokio.

Në foto po mungon Loriana që sivjet ishte befasia më e madhe. Po ashtu ekipit ju ka bashkëngjit japonezi Nakamura që tashmë javën tjetër do aplikoj për shtetësinë e Kosovës dhe do jetë gati për ciklin 2020-2024.

Gara e fundit sivjet do jetë Qingdao në Kinë garë që ka peshë për pikët drejt Olimpiadës në Tokio cakun kryesor”, shkruan Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat