Berisha dhe Nora - më të mirët

Xhudo

Berisha dhe Nora - më të mirët

Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:34
Berisha dhe Nora - më të mirët

Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, vlerëson Kampionatin e Kosovës në xhudo.

 “Kampionati i Kosovës për seniorë sot u mbajt në Pejë në palestrën ‘Karagaç’, drejtorit të së cilës i falënderohem për organizim teknik në nivel të lartë!

Morën pjesë afër 100 garues dhe morën pjesë të gjithë ata që pretendojnë gara ndërkombëtare sivjet.
Ishte edhe një ditë me emocion sepse nga referimi aktiv u nda Adem Ademi dhe për kontributin e tij ju nda mirënjohja jetësore për kontributin e tij në sportin e xhudos.

Sot pati luftëra të forta e interesante dhe garuesit më të mirë u shpallën Selim Berisha për meshkuj dhe Nora Gjakova për femra!

Përveç Majlindes e Akilit morën pjesë të gjithë garuesit si dhe Ekipi Olimpik dhe kjo i dha pamje të bukur Kampionatit me garues të nivelit Botëror në garë”, shkruan Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat