Mimoza Kusari i drejtohet me fjalë emocionuese Majlinda Kelmendit 

Xhudo

Mimoza Kusari i drejtohet me fjalë emocionuese Majlinda Kelmendit 

Nga: K. G. Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 14:30
Mimoza Kusari i drejtohet me fjalë emocionuese Majlinda Kelmendit 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari, iu drejtohet me fjalë emocionuese kampiones olimpike, krenarisë së kombit shqiptar, xhudistes Majlinda Kelmendi.

“Majlinda, frymëzimi i sotëm, i nesërm dhe i përjetshëm.

Deri sa po përcjellja ceremoninë solemne të zbulimit të shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë, shumë mendime, emocione dhe ndjenja të krenarisë dhe shpresës për vendin më vërshuan.

Shumëçka nuk ishte e rregulluar si duhet me protokollin e ceremonisë, por pak kishte rëndësi kjo. Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka janë mbi politikën ditore dhe protokollin tonë, janë mbi vogëlsirat të cilat nuk e sollën shtatoren në Prishtinë, por e lanë të vendoset në Pejë.

Majlinda sot është në piadestalin Botëror.
Atje ajo nuk është vetëm Kosovarja më e ndritur në Sport, ajo është shqiptarja më e arritur në tërë historinë e kombit tonë.
Majlinda është dëshmia e suksesit i cili arrihet me punë, djersë dhe dashuri për sportin që e ushtron.
Derisa shumë emra u përmenden në vargun e politikanëve në pozitë dhe opozitë prezent sot në ceremoni, një fakt mbeti tërësisht autentik, dhe ai është, madhështia e fitoreve që trajneri më i madh i të gjitha kohërave, Toni Kuka dhe sportistë e tij ia sollën dhe vazhdojnë t’ia sjellin vendit tonë.

Ndërsa, Peja, vendi i çudive dhe mrekullive të sportit dhe kulturës, duhet të shpallet kryeqytet i kulturës dhe sportit Kosovar.
Vetëm rastësi nuk mund të jetë se nga Peja u lindën, u rritën apo edhe e kanë origjinën, Toni Kuka, Majlinda Kelmendi, Nora dhe Akil Gjakova, Distria Krasniqi, pastaj Alpinistja më e re në Botë që arriti shtatë majat e kontinenteve para moshes 18 vjeçare Mrika Nikqi dhe Babi i saj Arianit Nikqi. E nga ku tjetër, përpos nga Peja, kanë origjinën, Rita Ora (Sahatçiu) dhe Dua Lipa. Të gjithë emrat që i përmenda, japin shpresë dhe vullnet rinisë sonë dhe gjithë shqiptarisë se asgjë nuk është tepër e largët për t’u arritur.

Majlinda, fjalët janë të vogla, karshi suksesit tënd! Qofsh e rrofsh sa malet e Rugovës të cilat aq bukur hijeshojnë vendlindjen tënde, Pejën, lulen e Dukagjinit”, shkroi Kusari në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat