Këto janë veprimet e Majlinda Kelmendit në karantinë

Xhudo

Këto janë veprimet e Majlinda Kelmendit në karantinë

Më: 23 mars 2020 Në ora: 00:01
Majlinda Kelmendi

Xhudistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, që disa ditë kanë hyrë në karantinë në qendrën stërvitore në Pejë.

Në mesin e të karantinuarve, është edhe kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.

Ajo ka treguar për ditët e karantinës, e ku thekson e ka marr malli për familjen e saj.

“E mira këtu është se po kemi mundësi të dalim jashtë, pasi kemi afër bjeshkë dhe po dalim çdo ditë. Unë zakonisht pas stërvitjeve, kam dëshirë që të fle. Po mundohem të shtojë peshë, nuk e di a është mirë apo keq, por nuk po mund të arri hahaha (qesh). Unë nuk po shkoj në familjen time, pasi nuk dua ta rrezikoi atë. Më ka marr malli për ta, por nuk dua të shkojë, e as nuk po dua që ata të vijnë këtu. Mesazhi im është që të gjithë të qëndroni në shtëpi, pasi vetëm kështu mund ta kalojmë këtë sfidë”, ka thënë Kelmendi për Klan Kosovën, transmeton inFokusi.

Të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë janë pezulluar për kohë të pacaktuar shkaku i koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat